OVL e UÇK-së: Nëse s’ka reflektim institucional, protestat do të vazhdojnë





Organizata e Veteranëve Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në protestën e sotme pranë Kuvendit, si shenjë kundërshtimi ndaj ekspozitës me shumë pasaktësi për masakrat në vend.

Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së paralajmëroi se nëse kërkesat e tyre nuk merren për bazë, atëherë, sipas organizatës, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, transmeton Klankosova.tv.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike të sotme, të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Njëherit, njoftojmë opinionin publik se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e OVL e UÇK-së.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo