Më 28.03.2026 në ora 23:00 në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria I.C. (44) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë, ndërsa ai ka deklaruar se e ka blerë nga Sh.B. (62) nga Tetova. Pas masave të marra, rreth orës 23:40 në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe Sh.B., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobilë dhe para. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.