Është zbardhur vrasja e ndodhur dje në Viniçë, ndërsa ndaj të dyshuarit kryesor, një shtetas grek 80-vjeçar, do të paraqitet kallëzim penal. Në total janë privuar nga liria katër persona.
Më 28.03.2026, në ora 16:11, në SPB Vinicë është raportuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore se pranë varrezave të qytetit në Vinicë është gjetur pa shenja jete D.A. (56) nga fshati Lisec, rajoni i Viniçës. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Në lidhje me rastin, zyrtarët policorë kanë arrestuar I.L. (24), G.P. (80), S.R. (55), të gjithë nga Republika e Greqisë, si dhe S.Z. (57) nga fshati Zhabeni, rajoni i Manastirit.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga policia e Viniçës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Koçanit, për zbardhjen e plotë të rastit, janë kryer kontrolle në automjetet që i drejtonin të dyshuarit dhe në apartamentet në Viniçë ku ata qëndronin.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie dhe rreth 800 copë municion gjuetie, si dhe prova të tjera me interes për hetimin.
Ndaj G.P. (80) nga Greqia do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal, ndërsa ndaj personave të tjerë të përfshirë do të dorëzohen parashtresa përkatëse në Prokurorinë e Koçanit.