Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në afërsi të Vinicës, ku u gjet trupi i pajetë i një mashkulli me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Nga veprimet e ndërmarra deri në këtë moment, personi është identifikuar si rojtar gjuetie, i cili ishte pjesë e një grupi për gjueti komerciale.
Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, po kryhen bastisje dhe ekspertiza përkatëse të gjurmëve në vendngjarje.
Për nevojat e hetimit janë ndaluar tre shtetas të huaj dhe një shtetas maqedonas, të cilët ishin pjesë e grupit të gjuetisë komerciale. Policia po heton nëse ndonjë prej tyre ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të shtënat që shkaktuan vdekjen e rojtarit.