Privohen nga liria gjashtë vozitës për drejtim të pakujdesshëm, njëri ka drejtuar motoçikletë pa patentë shoferi, një vozitës tjetër ka shkaktuar aksident trafiku me 1.75 promilë alkool në gjak





Gjatë 24 orëve të fundit (28/29.03.2026), në territorin e gjithë shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria gjashtë drejtues mjetesh për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, dy kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, një ka drejtuar motoçikletë pa patentë, ndërsa tre kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Një person në Gjevgjeli ka drejtuar motoçikletë pa patentë shoferi, ndërsa nga një person në komunën e Çashkës dhe në Shkup po ashtu kanë drejtuar pa patentë shoferi. Nga një person në Manastir, Shkup dhe Ohër është konstatuar se kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ku te drejtuesi në Ohër janë matur 1.75 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo