Dy persona janë privuar nga liria gjatë natës së kaluar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit për shkelje në komunikacion.
“Më 28.03.2026, në ora 02:15, në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, është ndaluar J.R. (35) nga fshati Leshkë, i cili drejtonte automjetin ‘Volkswagen Passat’ me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,88 promilë alkool në gjak”, informon policia.
Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa automjeti është sekuestruar.
Ndërkohë, “më 28.03.2026, në ora 02:10, në ‘Vëllazërim Bashkim’ në Gostivar, është ndaluar R.B. (33) nga fshati Zdunjë i Gostivarit, i cili drejtonte automjetin ‘Audi’ pa patentë shoferi”.
Automjeti është sekuestruar dhe ndaj tyre do të pasojnë kallëzimet përkatëse, raporton Tetovasot.