Pasi doli i pari në sondazh brenda VLEN-it, ka disa fjalë Izet Mexhiti





Izet Mexhiti

Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it. Padyshim që lufta e pakompromist ndaj korrupsionit, investimet kapitale dhe rehabilitimi i tërësishëm i komunave tona përkthehet në përkrahjen e madhe për modelin qeverisës të VLEN-it.
Mbështetja publike konfirmon se qytetarët e përkrahin ndryshimin e materializuar nga VLEN-i dhe vlerësojnë rezultatet konkrete, përfshirë rritjen e pensioneve, investimet në infrastrukturë, mbështetja e mjekëve, gjinekologëve dhe stomatologëve, ndërtimi i universiteteve dhe rrugëve e shumë projekte të tjera.
Ky sondazh është demanti më i mirë i fushatave kaotike dhe ‘fake-news’ kulturës që me strategji po përpiqet ta instalojë opozita shqiptare e që ka për qëllim të krijojë pasiguri, frikë, paqartësi dhe ndjenjë të përhershme kërcënimi. Propaganda e rreme opozitare nuk e mund dot shërbimin e ndërshëm të VLEN-it.
Mbështetja për VLEN është tregues se qasja jonë është e drejtë dhe se politikat tona janë të pranueshme nga qytetarët.
Mbi të gjitha, mesazhi për ne është thënë qartë: Qytetarët dhe votuesit shqiptarë duan bashkim, duan VLEN të konsoliduar dhe të organizuar në një subjekt të vetëm politik, të fuqizuar në një strukturë dhe një zë të artikuluar politik.
Bashkimi VLEN!
Ju faleminderit për përkrahjen!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo