Detaje tronditëse nga vrasja në Ohër: 76-vjeçari u mbyt me duar pas një zënke, autori kapet brenda 24 orëve
Zbardhet vrasja e 76-vjeçarit në Ohër: E mbyti me duar pas një zënke! Detajet tronditëse nga arrestimi 53-vjeçarit nga Bërvenica
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Ohër ka dhënë sot detaje zyrtare rreth vrasjes makabre të të moshuarit K.M. (76), për të cilën u arrestua dje 53-vjeçari Zh.G. nga fshati Bërvenicë i Tetovës.
Si ndodhi krimi?
Sipas njoftimit zyrtar, vrasja ka ndodhur të mërkurën (25.03.2026) rreth orës 18:30, në shtëpinë e viktimës në Ohër. Pas një zënke verbale mes të dyve, i dyshuari ka shfrytëzuar momentin e volitshëm duke e sulmuar fizikisht të moshuarin dhe më pas e ka mbytur atë me duar.
Aksioni i koordinuar policor
Pas ndërmarrjes së masave të shpejta në koordinim me MPB-në dhe Prokurorin Publik, SPB Ohër lëshoi dje (27.03.2026) një urdhërarrest qendror.
Në orën 17:20 të ditës së djeshme, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arritën ta lokalizojnë dhe ta prangosin autorin e dyshuar në fshatin e tij të lindjes, në Bërvenicë.
Policia e Ohrit ka dorëzuar tashmë kallëzim penal kundër Zh.G. (53) për veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal. I dyshuari pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për caktimin e masës së sigurisë.