Rama ndan rezultatet e BTI 2026: Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qeverisjen

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar rezultatet e raportit më të fundit të Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung (BTI 2026), ku Shqipëria renditet ndër vendet më të avancuara në Europën Juglindore në disa tregues kyç.

Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria kryeson rajonin në kategorinë e Transformimit Politik me 7.70 pikë, duke lënë pas Maqedonia e Veriut (7.65) dhe Mali i Zi (7.40). Pas tyre renditen Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Në aspektin e Transformimit Ekonomik, Shqipëria mban vendin e tretë me 7.11 pikë, pas Malit të Zi (7.50) dhe Maqedonisë së Veriut (7.18), duke lënë pas Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën.

Ndërkohë, në treguesin e Qeverisjes, Shqipëria renditet sërish e para në rajon me 6.71 pikë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (6.07) dhe Mali i Zi (5.90). Vendet e tjera të rajonit paraqiten me rezultate dukshëm më të ulëta.

Postimi i tij i plotë:

BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore

1. Transformimi Politik
Shqipëria — 7.70
Maqedonia e Veriut — 7.65
Mali i Zi — 7.40
Kosova — 6.90
Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
Serbia — 5.18

2. Transformimi Ekonomik
Mali i Zi — 7.50
Maqedonia e Veriut — 7.18
Shqipëria — 7.11
Serbia — 6.79
Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
Kosova — 6.21

3. Qeverisja
Shqipëria — 6.71
Maqedonia e Veriut — 6.07
Mali i Zi — 5.90
Kosova — 4.81
Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
Serbia — 3.96

Rreth BTI

Që nga viti 2006, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende. Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit.

Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende. Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025.

BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo