Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali viziton Teatrin Shqiptar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Teatrit
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, vizitoi Teatrin Shqiptar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për “Ditët e Hapura të Teatrit”.
Gjatë kësaj vizite, ai pati rastin të takohet edhe me fëmijë të shumtë, tek të cilët u vërejt qartë dëshira dhe dashuria që kjo gjeneratë po e kultivon për kulturën dhe artin skenik.
Së bashku me drejtorin e Teatrit Shqiptar, Ismet Ramadani, ai vizitoi hapësirat e brendshme të institucionit, ku u njoh nga afër me kushtet në të cilat zhvillohet puna artistike dhe përkushtimin e stafit për realizimin e shfaqjeve cilësore për publikun. Gjatë vizitës, u prezantua edhe procesi i përgatitjes së shfaqjeve, skenografia dhe puna e vazhdueshme që qëndron pas çdo realizimi skenik.
Kjo vizitë u vlerësua si një përvojë frymëzuese, duke theksuar rëndësinë e teatrit si hapësirë edukimi, krijimtarie dhe komunikimi. Entuziazmi i fëmijëve dhe të rinjve u cilësua si një tregues i qartë se arti dhe kultura do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.




