Mickoski: Prioriteti i Qeverisë është të kemi shpenzime më të ulëta të jetesës dhe të ardhura më të larta për të punësuarit
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetjeje gazetareske lidhur me analizën e ESHS-së për pagat e paguara për muajin janar, deklaroi:
“Absolutisht gjithmonë na gëzojnë të dhënat kur vazhdon trendi i rritjes së pagave, përfshirë edhe muajin janar, siç e tha dhe e publikoi Statistika. A është kjo e mjaftueshme? Jo. Gjithmonë duhet më shumë dhe ne si Qeveri do të përpiqemi të kemi shpenzimet e jetesës sa më të ulëta, përkatësisht inflacionin, dhe sa më të larta të ardhurat për të punësuarit. Ky është qëllimi ynë si Qeveri dhe prioriteti kryesor. Kështu jemi sjellë deri më tani dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi edhe në të ardhmen”.