Mickoski: Investimi prej 22 milionë euro sjell stabilitet energjetik për Shkupin





Për Qytetin e Shkupit, por edhe për shtetin, kjo paraqet një investim të rëndësishëm.

Siç dëgjuat nga folësit paraprak, bëhet fjalë për një investim prej rreth 22 milionë eurosh, diçka që do të përmirësojë stabilitetin e sistemit, të rrjetit në nivel tensioni 110 kilovolt, besueshmërinë natyrisht, dhe do të hapë perspektivë për rreth 20 vitet e ardhshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave nga aspekti energjetik, pikat e lidhjes etj., që do të jenë të nevojshme për zhvillimin e Qytetit të Shkupit.

Do të doja të falënderoj kolegët nga Qeveria, Ministrinë e Transportit, Ministrinë e Energjetikës, Burimeve Minerale dhe Minierave, EVN-në si kompani që investon në Maqedoni. Të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti dhe të urojmë edhe shumë investime të tjera në energjetikë, të cilat do të jenë vlerë e shtuar dhe që do të mundësojnë stabilitet më të madh të sistemit, kapacitet më të madh për pranimin e kapaciteteve të reja prodhuese, duke pasur parasysh se nevojat në vitet në vijim do të jenë gjithnjë e më të mëdha, ndërsa ne si vend duam të jemi një qendër energjetike në rajon.

Kështu që, edhe një herë nga ana ime dhe në emër të Qeverisë, dua të theksoj dhe potencoj rëndësinë e këtij investimi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo