Qeveria mban premtimin: Të hënën miratohen 500 mijë eurot për “Dardanët”





Pas natës magjike ku Kosova mposhti Sllovakinë me rezultat 4-3, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sjellë lajmin që të gjithë prisnin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se Qeveria do të ekzekutojë premtimin për shpërblimin e majmë për kombëtaren.

“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar Murati.

Go+ Energy Drink

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo