Kishte vjedhur rrymen, shkon në burg 30 vjeçari nga Bogovina





Më datë 24.03.2026, në ora 12:00, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë privuar nga liria personin I.N. (30) nga fshati Bogovinë për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo