Nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
Në ambientet e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shkup, më 24
mars 2026 u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet këtij institucioni dhe Universitetit
të Tetovës.
Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zendeli, i
shoqëruar nga Prof. Dr. Jahi Jahiu, si dhe nga kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen
nga Diskriminimi, Dushan Tomshiq. Ky akt shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të
bashkëpunimit institucional në promovimin e barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Ky bashkëpunim synon organizimin e aktiviteteve edukative dhe shkencore, përfshirë trajnime,
seminare dhe punëtori, me fokus në ngritjen e vetëdijes së studentëve për parandalimin dhe luftimin
e diskriminimit.
Studentët pjesëmarrës do të pajisen me vërtetime dhe certifikata për pjesëmarrjen e tyre, ndërsa
institucionet do të angazhohen në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e iniciativave të
përbashkëta.
Ky memorandum përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë, të
barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Pas nënshkrimit të Memorandumit, u realizua edhe aktiviteti i parë
në kuadër të këtij bashkëpunimi. Studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit, në programin
Administratë Publike, morën pjesë në trajnimin e organizuar nga Komisioni me temën
“Diskriminimi në vendin e punës”.
Ky zhvillim dëshmon përkushtimin e palëve për zbatimin konkret të Memorandumit dhe për të
kontribuuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, të barabartë dhe pa diskriminim.





