Gjenden pesë persona emigrantë nga Egjipti, privohet nga liria kontrabandisti





Më 23.03.2026 në orën 23:30 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, pranë vendit të quajtur “Ostrovë”, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë e privuan nga liria B.E. (29) nga Republika e Turqisë. Më parë, gjatë marrjes së masave, në nyjen Tremnik, nëpunës policorë vunë re se nga automjeti “Shkoda Kamik” me targa të Shkupit, të cilin ai po e drejtonte, kanë dalë disa persona. Shumë shpejt, automjeti u ndalua, B.E. është privuar nga liria, ndërsa pas kontrollit të terrenit, ishin gjetur pesë persona emigrantë nga Egjipti. Personi u ndalua në stacion policor, ndërsa emigrantët u transferuan në Qendrën e Pritjes dhe Tranzitit Vinojug në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo