Gjenden pesë migrantë nga Egjipti, arrestohet kontrabandisti nga Turqia





Më datë 23.03.2026, rreth orës 23:30, në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, saktësisht në vendin e quajtur “Ostrovo”, zyrtarët policorë nga Stacioni i Mbikëqyrjes Kufitare “Mihajllovo” kanë privuar nga liria shtetasin turk B.E., 29 vjeç.

Gjatë kryerjes së detyrës pranë nyjës rrugore të Tremnikut, policia vuri re se nga automjeti i tipit “Skoda Kamiq” me targa të Shkupit, të cilin ai po e drejtonte, zbritën me shpejtësi disa persona. Menjëherë pas kësaj, automjeti u ndalua dhe drejtuesi u arrestua, ndërsa pas kontrollit të hollësishëm të terrenit përreth u gjetën pesë migrantë me origjinë nga Egjipti. Personi i dyshuar po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa migrantët janë transferuar në Qendrën e Pritjes dhe Tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli, ku pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shtetasit turk do të ngrihet kallëzimi penal përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo