Siç bën të ditur TetovaSot, sot despoti Micko, ka përuruar inaugurimin e shkollës së mesme Moša Pijade ne Tetovë, pas një investimi prej 5 milionë euro duke u mburrur mbi këtë vepër infrastrukturore në fushën e arsimit.
Ajo që bie në sy është emri komunistit jugosllav Moša që mban padrejtësisht kjo shkollë në një komunë me shumicë shqiptare, ku emri i tij nuk është vullnet i shumicës shqiptare, por imponim i pushtetit të atëhershëm jugosllav.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës Bilal Kasami, ka premtuar prej vitesh se do t’i ndryshonte emrat e rrugëve dhe të shkollave nga emrat e komunizmit jugosllav si emra të imponuar por jo, kjo ishte vetëm një premtim pa mbulesë që nuk mund të realizohet pa një qëndrim te përbashkët te gjitha partive politike për ta kushtëzuar pjesëmarrjen e partive politike në qeveritë e koalicionit dhe bojkotimin e parlamentit.
Shpesh e kam theksuar se shqiptarët e Severnistanit nuk kanë akoma një parti të shqiptarëve për shqiptarët që kanë guxim t’i thonë despotike te Shkupit se pa barazinë e shqiptarëve nuk do të garantojmë stabilitetin e državës që mbahet më këmbë me paterica shqiptare!
Derisa nuk do të kemi një subjekt të tillë, shqiptarët do të vazhdojnë të shtypen dhe të trajtohen si pakica të papërfillshme apo si nomadë pa identitet si deri më sot.
Medai Shaholli