Kosova është tronditur rëndë nga një seri ngjarjesh vrasjesh të rënda brenda pak ditësh, duke lënë pas viktima dhe të plagosur.
Rasti i parë ndodhi në Gjakovë, ku nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën Rasim Binakaj, 38 vjeç, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.
I dyshuari për këtë rast është Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place”, u vetëdorëzua.
Për këtë ngjarje, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht.
Rasti i dytë ndodhi në fshatin Bokshiq, ku ish-luftëtari i UÇK, Faruk Isufi nga Klina, humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri.
Për ngjarjen dyshohet vëllai i tij, Jetmiri Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Ngjarja e tretë ndodhi dje në Majac, ku një grua rreth 30-vjeçare, Ardita Gashi, dyshohet se vrau një person dhe më pas u gjet e plagosur rëndë në kokë, duke tentuar t’i marrë jetën vetes.
Viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi, rreth 43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.
Përveç Brahimit, dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë, përfshirë Miradije Gashi 68-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.
Plagosja dyshohet të jetë kryer nga çika e kunatit të viktimës.
Për këtë ngjarje, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjitha rastet.