Dyshohet se njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Sipas Sinjalit, viktima, e identifikuar si M.G, kishte pësuar lëndime të rënda, kryesisht në pjesën e kokës, dhe po trajtohej në gjendje kritike në Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një 42-vjeçar, Ilaz Brahimi, dyshohet se është vrarë nga Ardita Gashi, 31-vjeçare, me të cilën raportohet se kishte qenë në lidhje.
Sipas burimeve, viktima ishte ftuar për takim nga e dyshuara në shtëpinë e saj, ku më pas dyshohet se ajo ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.