Më 22.03.2026 në orën 01:00 në SPB Shkup, N.B. (57) nga fsh. Vizbeg, rrethi i Shkupit, denoncoi se më 21.03.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare, disa persona që i kishte fqinjë e kanë thyer derën hyrëse dhe e kanë sulmuar fizikisht, ndërsa njëri prej tyre e ka goditur në kokë me pistoletë. Ndërkohë, njëri nga personat e ka shtyrë edhe djalin e mitur të denoncuesit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.