SKANDAL NË SHKUP / Vizitorët vjedhin dhuratat e majmunit Miki gjatë festës së ditëlindjes





Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, ku disa vizitorë kanë përfituar nga pakujdesia e momentit për të marrë dhuratat e dedikuara për majmunin Miki, i cili festonte ditëlindjen e tij të parë.

​Lajmin e ka bërë të ditur Vojo Ivanov, punonjës në Kopshtin Zoologjik, i cili shpjegoi se ngjarja ndodhi menjëherë pas përfundimit të festës. Sipas tij, disa vizitorë kanë hyrë brenda ambienteve të mbyllura me pretekstin se po kërkonin tortën.

​”Nuk lanë pothuajse asgjë”
​”Eventi u mbajt jashtë dhe për pak minuta ata hynë brenda. Kur kolegët u kthyen, panë që pothuajse asgjë nga dhuratat nuk kishte mbetur,” deklaroi Ivanov i revoltuar nga ky veprim i ulët i vizitorëve.

​Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse Kopshti Zoologjik do të ndërmarrë masa konkrete apo sanksione ndaj personave përgjegjshëm përmes kamerave të sigurisë.
​Kush është Miki?

​Miki është një majmun i llojit Gibon, i cili ka një histori prekëse. Vetëm disa muajsh, ai u braktis nga e ëma dhe u përball me lëndime serioze në kokë dhe sulme epileptike. Festa e djeshme ishte organizuar pikërisht për të festuar mbijetesën dhe shëndetin e tij, por u njollos nga ky gjest i paprecedent.
​Sugjerim për rrjetet sociale

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo