Ngjarje makabre në Koçan: Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje, dyshimet e para janë tmerruese…





Një ngjarje rrëqethëse ka alarmuar sot autoritetet dhe banorët e komunës së Zërnocit, në rajonin e Koçanit. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur paraditen e sotme, rreth orës 10:40, në afërsi të Lumit të Zërnocit, në vendin e quajtur “Goshevski Orev”.

​Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme (Sektori për Punë të Brendshme Shtip). Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur në fazë të dekompozimit. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore e Koçanit për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

​Dyshime për vrasje dhe dhunë ekstreme
​Ndonëse autoritetet janë treguar të kujdesshme në deklarata, mediat rajonale kanë publikuar informacione tronditëse. Sipas burimeve paraprake dhe jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një vajzë, identiteti i së cilës ende nuk dihet, e cila mund të jetë dhunuar dhe i është prerë koka.

​Prokuroria ka njoftuar se trupi është dërguar menjëherë për obduksion (autopsi) për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe kohën kur ka ndodhur ngjarja. Deri në këto momente, viktima mbetet e paidentifikuar.

​”Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur vdekja,” deklaruan nga MPB për mediat.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo