Gjashtë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej shtatë kallëzime gjatë 24 orëve të fundit





Më 20.03.2026 në orën 23:50, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria N.D.(44) nga Kumanova, sepse fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 20.03.2026 në një fshat të komunës së Vallandovës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Vallandovë e privuan nga liria një 29-vjeçar nga ai fshat, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 26-vjeçare. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 20.03.2026 në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria R.P.(52) nga Strumica, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 46-vjeçare. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë dhe për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.03.2026 në orën 00:55, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.B.(33) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij se rreth orës 19:30 në shtëpinë familjare në Shkup fizikisht i ka sulmuar atë dhe fëmijën e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.03.2026 në orën 02:00, nëpunës policorë e privuan nga liria K.A.(27) nga rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të babait të tij 68-vjeçar se rreth orës 18:00, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, duke përdorur një mjet të fortë ia ka dëmtuar automjetin e udhëtarëve dhe më pas ia ka thyer xhamin e përparmë të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.03.2026 në orën 00:10 në SPB Shkup, një burrë 61-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 21:00 në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga djali i tij R.S.(26). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 20.03.2026 në orën 16:52, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë e privuan nga liria Xh.A.(35) nga Vinica, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 17:00 në oborrin e shtëpisë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij. Gjatë testimit me alkotest është konstatuar se Xh.A. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 2,02 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo