
Më 20.03.2026 në ora 21:15, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria A.A. (46) nga Manastiri. Pas një urdhri të marrë më parë nga Gjykata Themelore në Manastir, është kryer bastisje në një shtëpi në Manastir, në pronësi të A.A., ku është gjetur substancë pluhur e bardhë, substancë bimore, një peshore digjitale me gjurmë të substancës pluhur dhe para.
Gjithashtu, më 20.03.2026 në ora 21:45 në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir i privuan nga liria D.V. (49) dhe N.M. (39), të dy nga Prilepi. Në një veturë udhëtarësh “Seat” me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.V., në të cilën si pasagjere ishte N.M., janë gjetur pako me substancë në formë gungash dhe një peshore digjitale me gjurmë të kësaj substance. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.