Sanksionohet një banor i Shtipit që drejtonte automjet me shpejtësi të konstatuar nga automjeti policor për matjen e shpejtësisë prej 105 km në orë në vendbanim





Dje (20.03.2026) në orën 17:20 në bulevardin ,,Goce Dellçev” në Shtip, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, me ndihmën e një automjeti special për matjen e shpejtësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti të udhëtarëve ,,golf” me targa të Shtipit prej 105 kilometrash në orë në vendbanim, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Ndaj shoferit S.I. (21) nga Shtipi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë me ligj.Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në territorin e shtetit.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo