Punëtori i “Hekurudhave të Maqedonisë” lëndohet nga goditja elektrike në vendin e punës në Shkup





Më 20.03.2026 në orën 09:49 në SPB Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup u njoftua se tek ata me lëndime – djegie është sjellë Z.A.(60) nga Negotina, i punësuar në “Hekurudhat e Maqedonisë”. Sipas raportimit, Z.A. lëndimet i ka marrë nga goditja elektrike gjatë kryerjes së detyrave të punës në Shkup. Këqyrje në vendngjarje kanë kryer nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo