Pesë nëpunës shqiptarë në Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike janë suspenduar për herë të tretë, duke u larguar përfundimisht nga vendet e tyre të punës, raportojnë burime për gazetën KOHA.
Sipas këtyre informacioneve thuhet se vendimi i ri iu është dorëzuar dje nga Komisioni disiplinor i formuar nga ministri Ivan Stoilkoviq.
Sipas tekave të ministrit serbomadh Stoilkovič shqiptarët nuk e kanë vendin në administratën e Ministrisë për Marrëdhënie Ndëretnike për fajin e vetëm se janë shqiptarë.
Kur jemi te ky vendim skandaloz i ministri serbomadh Stoilkovič, ku shqiptarët diskriminohen dhe suspendohen nga puna dhe kryekomiti Micko, vëzhgon dhe hesht në këto raste si antishqiptar i dëshmuar tashmë.
Por, ajo që bie në sy është heshtja e vredisteve në bordellon qeveritare, të cilët nuk guxojnë reagojnë as te “qahen” pranë despotit të tyre nga frika e “shqelmimit” nga bordrlloja!
A është ky ndryshimi që premtuan vredistët përmes autoparlantëve të tyre para dy vitesh kur thonë se do ta sillnin ndryshimin për të gjithë qytetarët pa dallim pas errësirës që kaloi vendin nga integristët për dy dekada?
Qytetarët shqiptare e kanë të qartë tashmë se me antishqiptarët si Maksi dhe Stoilkoviči në qeverinë e koalicionit, bashkë me komitët janë duke nëpërkëmbur shqiptarët në administratën publike dhe kudo në sektorin publik si tepricat teknologjike, ku VREDI nuk guxon ta hap gojën nga frika e dëbimit nga bordelloja qeveritare dhe jo vetëm.
Ky ishte “Ndryshimi” nga VREDI, që nuk erdhi kurrë veç premtimeve pa mbulesë!
Medai Shaholli
