Bozhinovska – Miller: Angazhim i përbashkët për politika që i vendosin fëmijët dhe të rinjtë në fokus të tranzicionit energjetik dhe shoqëror





Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi një takim
zyrtar me Lesli Miller, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërsektorial me qëllim krijimin
e politikave që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve,
veçanërisht në kontekstin e tranzicionit energjetik, sfidave klimatike dhe uljes së varfërisë
energjetike.
Ministrja Bozhinovska theksoi se Ministria është e përkushtuar për zhvillimin e politikave
gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kategorive të
cenueshme të qytetarëve, përfshirë fëmijët, si dhe sigurimit të qasjes në energji të sigurt, të
përballueshme dhe të pastër për të gjitha familjet.
“Politikat energjetike nuk janë vetëm çështje ekonomike – ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në
cilësinë e jetës, shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve. Prandaj, angazhimi ynë është të ndërtojmë
një sistem që do të jetë i drejtë dhe i qëndrueshëm për të gjitha gjeneratat,” theksoi Bozhinovska.
Përfaqësuesja e UNICEF, Miller, e përshëndeti përkushtimin e institucioneve për ndërtimin e
politikave të bazuara në të drejtat e fëmijëve dhe theksoi rëndësinë e integrimit të perspektivës së
fëmijëve në të gjitha politikat publike, përfshirë edhe në sektorët që tradicionalisht nuk lidhen
drejtpërdrejt me mbrojtjen e fëmijëve, siç është energjetika.
Në takim u diskutua edhe për iniciativa të mundshme të përbashkëta në fushën e edukimit, rritjes
së ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjes së të rinjve në proceset e hartimit të politikave, si dhe
për mbështetjen e programeve që kontribuojnë në një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Përfaqësuesit e UNICEF prezantuan aktivitetet e tyre në fushën e arsimit dhe trajnimit
profesional, përfshirë mentorimin e stafit mësimor dhe realizimin e trajnimeve për nxënësit e
arsimit të mesëm. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e aktiviteteve të përbashkëta të orientuara
drejt rritjes së ndërgjegjësimit te të rinjtë për tema si ajri i pastër, efikasiteti energjetik dhe
praktikat e qëndrueshme.
Gjithashtu, u shqyrtua mundësia për përfshirjen e UNICEF në aktivitetet ekzistuese të Ministrisë,
veçanërisht në pjesën e mësimit praktik dhe angazhimit të studentëve.
Bashkëbisedueset shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme,
me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillim, mundësi të barabarta dhe një të ardhme
më të sigurt për çdo fëmijë.

Bozhinovska – Miller: Angazhim i përbashkët për politika që i vendosin fëmijët dhe të rinjtë në fokus të tranzicionit energjetik dhe shoqëror

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo