Administratori i larguar nga Stoilkoviçi: VLEN-i pa takat, kemi kërkuar ndihmë, ska gjë prej VLEN-it





Pesë nëpunësit shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të suspenduar më 25 dhjetor 2025 dhe të rikthyer në punë më 30 janar 2026, janë larguar përfundimisht nga vendet e tyre të punës.

Lidhur me këtë, në një bisedë me njërin nga të larguarit, ai thotë se ndaj tyre është ushtruar vazhdimisht mobing dhe presion vetëm mbi baza nacionale.

“E gjithë kjo është mbi baza nacionale dhe padrejtësisht. Sot është hera e tretë që merret i njëjti vendim. Po ushtrohet presion ndaj agjencisë për të marrë vendim negativ ndaj nesh. Kjo është mobing”, tha për TS njëri nga administratorët e larguar nga puna me urdhër të Stoilkoviçit.

I pyetur nga portali TS nëse kanë kërkuar ndihmë nga VLEN-i, ai tha se ata nuk kanë takat, edhe pse njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë, por nuk ka përfituar asgjë.

TS: Po VLEN-i, a nuk ju ndihmon?
Administratori: “A mendoni se mund të na ndihmojë? Njëri nga ne ka kërkuar, por asgjë. VLEN-i nuk ka takat. Unë as nuk kërkoj, as nuk e kam ndërmend të kërkoj ndihmë nga VLEN-i, por duhet të dalë e vërteta për mobingun që bën Stoilkoviçi.”

Ndryshe, nuk është hera e parë që shqiptarët maltretohen dhe largohen nga puna, dhe nuk është hera e parë që VLEN-i rezulton i pafuqishëm ndaj VMRO-së./TS/

Administratori i larguar nga Stoilkoviçi: VLEN-i pa takat, kemi kërkuar ndihmë, ska gjë prej VLEN-it

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo