Shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian, Kaja Kallas ka reagyar lidhur me ekzekutimin e një shtetasi suedez në Iran. Kallas në reagimin e saj ka deklaruar se BE-ja dënon këtë akt teksa e ka cilësuar si brutal dhe dhune të pakuptimtë.
“Bashkimi Evropian vazhdon t’i bëjë thirrje Iranit që të ndalojë të gjitha ekzekutimet dhe të heqë dënimin me vdekje në vend” tha ajo.
Ministria e Jashtme Suedeze deklaroi se më 18 mars se një suedez i burgosur që nga qershori i vitit 2025, u ekzekutua në Iran. Mediat raportuan se suedezi Kourosh Keyvani ishte ekzekutuar në Iran me akuza për spiunazh. Ai kishte marrë një pasaportë suedeze në vitin 2019, por mbante edhe shtetësi iraniane.