Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro projektrezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, që shpall Iranin dhe organizatën Hezbollah në Liban si shtete dhe organizata sponsorizuese të terrorizmit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, theksoi se rezoluta synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit dhe dënon çdo formë mbështetje shtetërore për grupet terroriste, përfshirë sulmet kibernetike.
Ai kujtoi incidentet kibernetike që goditën Kuvendin dhe institucionet shqiptare, duke i konsideruar ato akte armiqësore me qëllim destabilizimin e institucioneve demokratike.
Partia Demokratike bojkotoi seancën, duke argumentuar se ajo u thirr jashtë ditës së zakonshme të mbledhjeve dhe pa rend dite të shpallur zyrtarisht.