I vdiq foshnja dy muajshe, nëna nga Korça: Fajin e kanë doktorët e Tiranës





Nëna e foshnjës 2 muajshe që ndërroi në QSUT ka hedhur akuza ndaj mjekëve për ndarjen nga jeta të fëmijës së saj.

Nëna nga Korça, Vjollca Shkëmbi për Euronews Albania ka deklaruar se mjekët e nxorrën fëmijën para kohe nga spitali teksa shton se kjo rezultoi fatale për foshnjën e saj.

Ajo bëri thirrje që shteti dhe policia të marrë masa ndaj mjekëve të Tiranës por edhe të Korçës.

“Fajet i kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. Ky ka qenë shkaku që vdiç fëmija im para kohe. Se fëmija as nuk hante e as nuk pinte. Unë kërkoj nga shteti të marrë masa, nga policia të marrin masa ndaj doktorëve të Tiranës që ma vdiçën fëmijët dhe doktorët e Korcës që thanë duhet të mbajnë 10 ditë dhe ditën e dytë na e dhanë fëmijën para kohe. Unë dua të marrë masa shtetit për këtë punë”, u shpreh nëna e fëmijës.

Foshnja u dërgua me urgjencë në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes kritike. Foshnja mbërriti më 13 mars në gjendje të rënduar.

Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë pasur që në lindje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo