Mickoski nga Koçani: Qeveria dhe komuna po investojnë intensivisht në zhvillimin e infrastrukturës

Mickoski nga Koçani: Qeveria dhe komuna po investojnë intensivisht në zhvillimin e infrastrukturës

Vijmë për gjëra të mira në këtë periudhë të vitit në Koçan, projekte të reja, diçka që pres të shtojë vlerë në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Koçanit. Këto projekte janë pjesë e asaj për të cilën kemi folur në të kaluarën, ashtu siç është pjesë edhe ai projekt kapital për ndërtimin e rrugës eksprese që duhet të lidhë Koçanin me Vinicën, Dellçevën dhe pikën kufitare me Bullgarinë.

Aksi i parë rrugor nga Koçani deri në Vinicë, projektimi ka përfunduar dhe ai do të realizohet me mjete të veta, po kërkohet financim për pjesën nga Vinica deri në Dellçevë dhe besoj se ky proces do të përfundojë me sukses, projektimi po vazhdon, kështu që gjithçka për të cilën kemi folur do ta realizojmë dhe po punojmë sipas prioriteteve. Kryetari i komunës përmendi atë tubacionin e ujit gjeotermal, ne patëm një takim para rreth një jave në Qeveri.

I diskutuam prioritetet me një kompani me përgjegjësi shoqërore. Unë nuk kam arritur ende ta informoj kryetarin e komunës, por doli në terren, bëri konstatimin e defekteve dhe e njëjta kompani me përgjegjësi shoqërore do të bëjë sanimin e atij tubacioni, kështu që diku rreth në 8 ose 9 pika duhet të priten pjesë të gypave dhe të saldohen të reja për t’u sanuar, si dhe kallëpët për izolimin termik. Ata morën përsipër si kompani me përgjegjësi shoqërore ta bëjnë këtë pa paguar asnjë denar. Ky është edhe një lajm i mirë, pasi nuk arritëm të shihemi me kryetarin e komunës para këtij eventi për ta informuar.

Kështu që mendoj se gjithçka për të cilën kemi folur gjatë vitit të kaluar, por edhe më herët, do ta realizojmë dhe tashmë është vënë në binarë për realizim. Natyrisht, sa herë që vij këtu në Koçan, nuk mund të mos më kujtohet ai 16 mars i vitit të kaluar dhe supozoj se kështu do të jetë deri në fund të jetës sime, por gjithmonë gëzohem kur mund të vij për gjëra të mira këtu në Koçan dhe të fillojmë diçka të re që do t’i japë energji shtesë qytetit, por edhe komunave që gravitojnë në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të harrojmë gjithashtu edhe Komunën Çeshinovë-Obleshevë dhe komunat e tjera, Vinicë, Shtip, Karbinci, Probishtip.

Në fund, dua ta falënderoj kryetarin e komunës, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit, deputetët dhe të gjithë banorët e Komunës së Koçanit që japin mbështetje për realizimin e projekteve të tilla, dhe ne si Qeveri do të vazhdojmë t’i japim prioritet Koçanit dhe komunave për të cilat folëm, sepse nuk mund ta kthejmë atë që është humbur, por të paktën do të përpiqemi të rikthejmë një pjesë të asaj energjie që njerëzit të mund të përfshihen sërish në rrjedhat normale të jetës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo