Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses!

Shkruan: Florim Zeqa

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Presidentes, shoqëria kosovare, politikanët, njohësit dhe hartuesit e Kushtetutës janë ndarë në dy taborre! Disa e thonë se Presidentja e ka shkelë Kushtetutën, kurse dikush tjetër e thotë se ka pas të drejt në vendimin e saj! Vetë fakti i pezullimit të “Dekretit” të Presidentes u jepë të drejt të parëve dhe e dëshmon ngutinë dhe gabimin e qëllimshëm të Vjosa Osmanit.

Grupet e interesit të ‘kryqëzojnë’ akoma pa e përfunduar fjalën!

Të gjitha partitë pa dallim fuqie elektorale janë duke i bërë kalkulimet e tyre të fundit për ta “pushtuar” kalanë presidenciale! Këtë mundësi ua ka dhënë vakumi kushtetues, i cili ka lënë hapësirë kalkulimesh dhe pazaresh politike për zgjedhjen e presidentit në Kuvend!

Aq të fuqishme dhe të rrezikshme janë grupet e interesit brenda partive tona politike, saqë po ua prishe rehatinë e përfitimit nga të fortët e politikës, të ‘kryqëzojnë’ akoma pa e përfunduar mirë fjalën!

Kosova ka nevojë për unifikim të qëndrimeve dhe vendimeve të institucioneve të larta shtetërore e jo për dualizëm të veprimeve siq kishte ndodhur deri më tani, kur dy krerët më të lartë shtetëror mbanin qëndrime kontraverse karrshi raporteve me aleatët tonë strategjik.

Presidenti i ardhshëm i shtetit të Kosovës duhet të jetë person unifikues i spektrit politik dhe person që e ruan stabilitetin institucional të shtetit!

Për shkak se, si pasoj e disbalancit institucional, gjegjësisht si pasojë e mos koordinimit të Presidentes me Kryeministrin dhe anasjelltas, Kosova për herë të parë u fut nën scanksione ekonomike ndërkombëtare!
Për shkaqet e hendekut të thellë mes Kryeministrit dhe Presidentes nuk e preferoj të flas në mënyrë hipotetike, pasi dy akterët e lartë të politikës kosovare e kanë për obligim që të sqarojnë për opinionin publik arsyet e thyerjes së madhe politike, në mënyrë që të parandalohen spekulimet mediatike, aq shumë të përhapura në vendin tonë!

Lideri shtetëror duhet të jetë me këmbë në tokë e jo me ‘kokë në qiell’

Nga momenti i katapultimit në postin e presidentit, Vjosa Osmanit i hyni vetja në huj! Mendonte se e gjithë bota sillej rreth saj! I harroj të gjithë ata (elektoratin dhe militantët) që e ndihmuan të ngritet në majat e shtetit!

Madje shumë shpejt e injorojë edhe njeriun që ia mundësoj ngritjen në postin e presidentes!

Në kohën kur kryeministri i shtetit u anashkalua nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, presidentja Osmani sorrollatej gjithandej botës ndaras nga Albin Kurti, duke e krijuar tek bashkësia ndërkombëtare përshtypjen e dy figurave kontraverse, e dy kokave të një shteti të vogël dhe të pakonsoliduar në Ballkanin Perëndimor me 1001 probleme të pa zgjidhura ndër vite e dekada shkaku i disbalancit institucional, ku njëri lider e drejtonte karrocen e shtetit majtas, e tjetri djathtas!

Kësaj radhe Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses! Për ngutinë dhe gabimin e pafalshëm, duhet ta merrë ndëshkimin e merituar nga Gjykata Kushtetuese, për shkak se Vjosa Osmani ka shkaktuar ndarje të thella politike dhe polarizim të skajshëm të shoqërisë kosovare!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo