Një ekip i CNN në Doha të Katarit dëgjoi shpërthime mbi qytet, mjaftueshëm të fuqishme sa për të tronditur ndërtesat, të mërkurën në mëngjes, pasi Irani nisi një valë sulmi me raketa dhe dronë drejt shteteve të Gjirit.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se kishte “neutralizuar një sulm me raketa që synonte Shtetin e Katarit”, në një postim në X.
Më herët të mërkurën, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se kishin bllokuar dronë dhe predha të lëshuara nga Irani.
Në Arabinë Saudite janë rrëzuar shtatë raketa balistike, shkruan Ministria e Mbrojtjes në X.
Sipas ministrisë, shtatë raketa balistike, të drejtuara ndaj një baze ajrore dhe zonave të afërta jashtë Riadit, u shkatërruan. Gjithashtu thuhet se u rrëzuan disa dronë.
Emiratet e Bashkuara Arabe po punojnë gjithashtu për të rrëzuar raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani. Media shtetërore iraniane raporton gjithashtu se vendi ka sulmuar bazat amerikane në Bahrein dhe Irak.
Kanali izraelit 12 raporton se disa persona u plagosën në një sulm pranë Tel Avivit.