I dyshuari për tentim vrasjen në Skenderaj ende në arrati, Policia gjen armë gjuetie e fishekë në shtëpinë e tij
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Skenderaj. I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim policor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes palëve dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, u gjet një armë gjuetie dhe 15 fishekë.
“Skenderaj 09.03.2026, 21:03. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, njofton Policia.