Mbahet seanca e parë në themel për dosjen Veliaj, kryebashkiaku refuzon të paraqitet





Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e parë në themel për dosjen kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancë është paraqitur prokurori i SPAK Ols Dado, ndërsa kryebashkiaku Veliaj nuk është prezent.

Mbrojtja e Veliajt ka lexuar një deklaratë të kryetarit të Tiranës nga paraburgimi i Durrësit ku shprehet: “Nuk dua të paraqitem në seancë”.
Veliaj ka pretenduar në deklaratën e dorëzuar në gjykatë se ai s’ka bërë ende seancë paraprake dhe jo më të jetë në fazën e themelit për gjykim.

“E kam takuar klientin tim, jepini të gjitha aktet, vërjani në dispozicion, ne s’patëm mundësi të mbrohemi në seancë paraprake”, tha avokatja e tij e caktuar nga gjykata Valentina Teodoresk.

Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e seancës paraprake Etleva Deda i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kërkesë që u rrëzua.

“Të pandehurit Erion Veliaj nuk iu dhanë dokumentet as me seancë paraprake. Të mbrojturit prej meje t’i jepen dokumentet që të jetë prezent seancën tjetër”, tha avokatja kryesisht e Veliajt.

“Ajola është në pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur pasi është shtatzëne dhe ia ka ndaluar doktori për të lëvizur”, thanë avokatët e Ajola Xoxës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo