Serbia do t’i bëjë ballë luftës me robotë të armatosur kinezë





Presidenti i Serbia, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se Serbia mund të pajiset me “mijëra robotë të armatosur” nga Kina për paradën ushtarake të vitit 2026. Ai ka shprehur shpresën se presidenti kinez, Xi Jinping, si mik i Serbisë, do të ndihmojë në realizimin e këtij plani, ndërkohë që robotët humanoidë janë prezantuar tashmë në Beograd nga kompanitë Minth Group dhe AGIBOT Innovation.

Eksperti i sigurisë, Nikolla Lluniq, vlerëson se deklaratat e Vuçiçit janë më shumë një mesazh politik sesa një plan konkret, pasi ushtritë moderne nuk disponojnë robotë humanoidë të armatosur operacionalë në terren. Sipas tij, robotët kinezë përdoren kryesisht për mbikëqyrje dhe logjistikë, dhe blerja e mijëra robotëve do të ishte një sfidë e madhe financiare dhe operacionale për Serbinë, me kosto që mund të arrijnë qindra miliona dollarë.

Serbia tashmë ka importuar armë kineze, duke përfshirë dronë luftarakë dhe sisteme raketore kundërajrore, ndërsa bashkëpunimi ushtarak me Kinën vazhdon pa pengesa, pavarësisht paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ekspertët paralajmërojnë se vazhdimi i këtij bashkëpunimi mund të përkeqësojë marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin dhe të rrisë rrezikun e sanksioneve në të ardhmen.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo