Të gjithë gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën jashtë dhe shpëtuan në një incident të quajtur “zjarr miqësor” nga Komanda Qendrore e SHBA-s (CENTCOM).
Sipas një deklarate të US Central Command, tre aeroplanët F-15E Strike Eagle të forcave ajrore amerikane u rrëzuan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit gjatë një misioni luftarak.
Incidenti ndodhi në ditët e para të një fushate ushtarake të SHBA-s dhe Izraelit kundër Iranit, shkruan theguardian.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:03 (ET) dhe një video tregonte një nga aeroplanët duke rënë mbi rajonin e Al Jahra në Kuvajt.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë dhe u gjetën në gjendje të qëndrueshme.
Kuvajti e pranoi sulmin aksidental dhe nisi një hetim për të zbuluar se si ndodhi gabimi.
Iranit ia ka atribuuar vetvetes përmes mediave shtetërore se ai rrëzoi një aeroplan amerikan, por SHBA-ja mohoi përfshirjen e armëve iraniane në këtë incident.
Konflikti filloi pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi sulme ajrore ndaj Iranit pa miratimin e Kongresit amerikan, duke shkaktuar kundërpërgjigje të gjera në Lindjen e Mesme dhe një ngritje të tensioneve në rajon.