Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin hakeruar prej vitesh, pamjet transmetoheshin në Tel Aviv

Kur truprojat dhe shoferët super të trajnuar dhe besnikë të zyrtarëve të lartë iranianë paraqiteshin në punë pranë Rrugës Pasteur në Teheran, vendi ku Ajatollah Ali Khamenei u vra nga një sulm ajror izraelit të shtunën, ata nuk kishin as idenë më të vogël se në fakt, izraelitët po vëzhgonin çdo lëvizje të tyre.

Pothuajse të gjitha kamerat e trafikut në Teheran ishin hakuar prej vitesh; pamjet e tyre kodoheshin dhe transmetoheshin në serverë në Tel Aviv dhe në jug të Izraelit, thotë FT duke cituar dy persona që kanë njohur për çështjen.

Një prej kamerave ishte ajo që kontrollohej në mënyrë të veçantë për shkak të këndit të saj tejet të dobishëm, që krijonte mundësinë të përcaktohej se ku personat në fjalë parkonin makinat e tyre, duke ofruar kështu të dhëna të vyera mbi funksionimin e një pjese të zakonshme të kompleksit, që ruhej me rreptësinë më të madhe. Algoritme të ndërlikuara shtonin detaje në dosjet e anëtarëve të këtij personeli sigurie, duke përfshirë adresat e tyre, oraret e shërbimit, rrugët që ndiqnin për në punë dhe, më e rëndësishmja, kush i caktohej zakonisht për të mbrojtur dhe transportuar.

Mbështetur mbi këto informacione, oficerët e inteligjencës izraelite kishin arritur të krijonin atë që e quanin një “model jetese” të tyre. Këto kapacitete ishin pjesë e një fushate shumëvjeçare inteligjence që ndihmoi në përgatitjen e terrenit për atentatin ndaj liderit shpirtëror të Iranit. Ky burim i të dhënave në kohë reale, nuk ishte megjithatë ishte i vetmi mjet me të cilin Izraeli dhe CIA arritën të përcaktonin saktësisht në çfarë ore 86-vjeçari Khamenei do të ndodhej në zyrat e tij ditën e shtunë dhe kush do ta shoqëronte.

Izraeli arriti po kështu të bllokonte thirrjet përmes ndërhyrjeve nga larg mbi një antenash të telefonisë celulare pranë Rrugës Pasteur, duke bërë që telefonat të dukeshin si të zënë gjatë gjithë kohës, çka bëri që Khamenei të mos merrte dot asnjë paralajmërim të mundshëm për sulmin, përpara të cilit, një zyrtar i inteligjencës izraelite qe shprehur se “ne e njihnim Teheranin siç njohim Jerusalemin”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo