Tragjedi në Shkup: Nëna dhe fëmija hidhen nga një ndërtesë në lagjen Karposh





Sipas burimeve të “A1on”, një nënë dhe fëmija i saj janë hedhur nga një ndërtesë pranë ish-fabrikës “Alumina” në Shkup. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar menjëherë në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

​Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për “A1on” se rreth orës 14:15 në SPB Shkup është denoncuar se një nënë bashkë me fëmijën e saj janë hedhur nga ballkoni i një ndërtese në lagjen Karposh të Shkupit. Identiteti i viktimave për momentin mbetet i panjohur, ndërsa ekipet e policisë dhe të prokurorisë ndodhen në vendngjarje për të kryer këqyrjen dhe hetimet e nevojshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo