ASH-ja paska qenë parti e madhe! Mesazh për aktivistët: Mos i besoni bashkimit, por kërkoni poste dhe punësime!

Shkruan: Rami Mislimi

Kurrë nuk i kam pëlqyer ndarjet, aq më pak brenda një partie që ka qenë forcë dhe shpresë për opinionin. Që nga momenti kur lindi Reforma PDSH, u krijua bindja se do të formohej një opozitë e fortë, një korrigjuese reale e BDI-së, që do ta detyronte atë të punonte më shumë për shqiptarët.
Bashkimi i tre partive që krijuan ASH-në e parë, nga Reforma-PDSH të Ziadin Selës, RDK-së së Vesel Memedi dhe UNITETIT të Gëzim Ostreni rriti jo vetëm shpresën, por edhe besimin se shqiptarët mund të bashkoheshin dhe të udhëhiqnin proceset politike me dinjitet dhe forcë reale përfaqësuese.

Pas disa proceseve, ASH-ja mbeti vetëm me Selën, pa Vesel Memedin dhe Gëzim Ostrenin, por vazhdoi të jetë një forcë opozitare e fuqishme, më pas pjesë e qeverisë, me ndikim të dukshëm në skenën politike.

Por problemi filloi në momentin më kritik, kur partia duhej të tregonte unitet. Arben Taravari u nda nga Ziadin Sela, një ngjarje e paimagjinueshme për publikun dhe për vetë strukturën e ASH-së. Kjo ndarje e copëtoi një parti të fuqishme në dy pjesë, duke e dobësuar ASH-në dhe duke dhënë një sinjal negativ se shqiptarët janë gjithmon për tu përçarë e jo për tu bashkuar.

Më pas erdhi një tjetër tronditje, ndarja mes Taravarit dhe Arben Fetahu. Fetahu njihej si krahu i djathtë dhe figura kyçe e parties në qeveri. Nga dy ASH kaloi në tre, me grupe të vogla deputetësh të shpërndarë në koalicione dhe me pak peshë elektorale.

Të gjithmë menduan se ishte fundi i përçarjes, por jo. ASH-ja vazhdoi edhe më tej, me distancimin e Azir Aliut dhe Latif Arifit nga Arben Fetahu, duke krijuar përshtypjen se partia që lindi nga bashkimi, po dobësohet nga përçarjet.

Sot, shumë prej atyre që flasin për “Aleancë të bashkuar” janë pikërisht ata që kontribuan në ndarjet. Nëse do të kishte vërtet vullnet për bashkim, rikthimi te ASH-ja e parë do të ishte hapi më logjik dhe më i fuqishëm dhe më i sinqertë.

Në këtë realitet politik, pesha e secilit krah do të jetë e fortë vetëm ajo ASH që do lidhet me pushtetin dhe me kryeministrin Mickoski, pra me liderin e VMRO-së.

Kjo tregon se lëvizjet shpesh udhëhiqen më shumë nga interesi për pushtet sesa nga parimet.
Megjithatë, një gjë mbetet e qartë, ASH-ja kishte qenë parti e madhe. Nëse sot do të ishte e bashkuar ndoshta dë të ishte partia e parë dhe më e madhe te shqiptarët.

Dhe në fund, dua të jap një mesazh për aktivistët e ASH-së dhe ky tekst është për ata.
Sa herë që ju bëhet thirrje për “bashkim të ASH-së”, mos besoni dhe mos e merrni si parim, por si kalkulim. Besoni vetëm te posti që mund t’ju ofrohet, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, dhe lëvizni sa herë që thirrja vjen nga ata që janë më afër Mickovskit.

Shikoni interesin tuaj dhe mos e humbni kohën me parime e dinjitet, sepse në këtë realitet politik në ASH, ndarjet nuk bëhen për bindje apo për “ASH-në e bashkuar”, por për interesa të ngushta personale.
Sepse ASH-ja e bashkuar kurrë nuk do të formohet, dhe pas ASH-së së katërt do të vijë ASH-ja e pestë, e kështu me radhë. Nëse ju nuk kërkoni poste, punësime, ndihma, ata do t’ju mashtrojnë duke pretenduar se luftojnë për bashkimin e ASH-së, ndërkohë që vetë mbushin xhepat e tyre!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo