Policia izraelite po kontrollon zonën për mbetje të raketës dhe u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg vendit të goditjes.
Të paktën shtatë persona janë plagosur pasi një raketë balistike e lëshuar nga Irani goditi zonën e Jerusalemit, raportojnë mediat izraelite.
Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një raketë kalon mbi qytet dhe godet një zonë urbane, duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm. Sipas raportimeve fillestare, raketa dyshohet se i është shmangur sistemit izraelit të mbrojtjes ajrore, i njohur si Iron Dome.
Shërbimi izraelit i emergjencës Magen David Adom njoftoi se ekipet mjekësore kanë trajtuar disa të plagosur në vendngjarje, përfshirë një person në gjendje të mesme, ndërsa të tjerët me lëndime të lehta janë transportuar në spital.
Policia e Izrael po kontrollon zonën për copëza të raketës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin vendin e goditjes për arsye sigurie.