Baza amerikane në Erbil të Irakut përfshihet nga zjarri, raportime për sulme iraniane me raketa balistike dhe drone.
Sipas raportimeve në mediat rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe në rrjetet sociale, baza ushtarake amerikane në Erbil, në veri të Irakut, është përfshirë nga një zjarr i madh pas sulmeve të pretenduara me raketa e drone, njofton TS.
Burime të ndryshme pretendojnë se në bazë ndodhej një sasi e konsiderueshme pajisjesh ushtarake të dërguara ditët e fundit, ndërsa gjithashtu thuhet se sulmet janë kryer në disa valë. Konfirmim zyrtar për përmasat e dëmeve dhe për viktima të mundshme ende nuk është publikuar.
Në të njëjtin narrativ thuhet se gjatë 24 orëve të fundit objektiva të sulmeve kanë qenë baza tjera ushtarake amerikane në mbarë rajonin, përfshirë Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Irakun, Omanin dhe Qipron, si dhe objektiva të lidhura me Izraelin.
Këto pretendime vijnë në një moment të rritjes së menjëhershme të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një serie incidentesh ushtarake dhe akuzash të ndërsjella.