AKI Tetovë: Bulevardi Industrial është lëshuar në përdorim pa pranim teknik, do të dorëzohet kallëzim penal

Grupi i këshilltarëve komunal të AKI Tetovë ka njoftuar se më 10.02.2026 ka dorëzuar kërkesë për qasje në informata me karakter publik lidhur me projektin e vazhdimit të Bulevardit Industrial, nga kazerma deri në fshatin Poroj informon Tetovasot.

Sipas përgjigjes zyrtare të Komuna e Tetovës, rruga është lëshuar në përdorim pa u kryer pranimi teknik.

Nga AKI Tetovë theksojnë se bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 2.5 milionë euro, i financuar nga taksapaguesit e Tetovë, i cili është hapur për qarkullim pa verifikim teknik dhe pa garanci sigurie.

Ata paralajmërojnë se segmenti i lëshuar më herët tashmë ka dëmtime të dukshme dhe kërkojnë revizion të plotë dhe të pavarur të punimeve, ndërsa njoftojnë se në ditët në vijim do të parashtrojnë kallëzim penal në Prokuroria Themelore në Tetovë për këtë projekt dhe keqpërdorime të tjera.TS

Postimi i plote:

Më 10.02.2026, si grup i këshilltarëve komunal të AKI Tetovë, dorëzuam kërkesë për qasje në informata me karakter publik lidhur me projektin e vazhdimit të Bulevardit Industrial, nga kazerma deri në fshatin Poroj.

Përgjigjja zyrtare e Komunës së Tetovës konfirmon se kjo rrugë është lëshuar në përdorim pa u kryer pranimi teknik.

Kjo do të thotë se një projekt prej afro 2.5 milionë eurosh, i financuar me para të taksapaguesve tetovarë, është hapur për qarkullim pa verifikim teknik dhe pa garanci sigurie. Kjo është vepër e rëndë penale dhe rrezik i drejtpërdrejtë për qytetarët.

Situata bëhet edhe më shqetësuese kur shohim se segmenti i lëshuar më herët tashmë paraqet dëmtime të dukshme, që ngre dyshime serioze për cilësinë e punimeve dhe për keqmenaxhimin e mjeteve publike.

Ne kërkojmë revizion të plotë dhe të pavarur për të verifikuar nëse punimet janë kryer sipas specifikacionit teknik dhe kontratës.

Në periudhën në vijim do të parashtrojmë kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Tetovë për ketë projekt dhe keqpërdorime të tjera.

Siguria e qytetarëve është prioritet kyç dhe abuzimi me paratë publike nuk do të mbetet pa përgjegjësi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo