Ilir Demiri i bashkohet ASH- sê (VIDEO)





Mes zhvillimeve dhe zërave për përçarje brenda krahut të udhëhequr nga Arben Fetai në Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar Azir Aliu, duke theksuar se prioritet mbetet bashkimi i subjektit dhe jo thellimi i ndasive.

Aliu deklaroi se përçarjet nuk janë në dobi të qytetarëve dhe se ai dhe grupi që përfaqëson do të vazhdojnë të punojnë për forcimin e strukturave partiake. Ai konfirmoi gjithashtu se Ilir Demiri është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar se të gjithë anëtarët duhet të jenë të bashkuar.

“Së bashku kemi filluar dhe së bashku duhet të vazhdojmë,” theksoi Aliu, duke dërguar mesazh uniteti në kohë tensionesh brenda partisë./TS

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo