Çka nëse Fatmir Limani krijon një parti të re? Ja si përgjigjet Kryeministri Mickoski





Tetovasot ka pyetur sot kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski, lidhur me spekulimet se Fatmir Limani mund të krijojë një parti të re politike dhe nëse një subjekt i tillë do të ishte pjesë e Qeverisë.

Në përgjigjen e tij për Tetovasot, kryeministri theksoi se aktualisht nuk ka informacione për një zhvillim të tillë.

“Nuk jam i informuar për atë që po thoni, por sa i përket Qeverisë, ajo funksionon shumë mirë dhe është e përbërë nga tre subjekte të koalicionit”, u shpreh Mickoski për Tetovasot.

Ai shtoi se Qeveria aktuale përbëhet nga koalicioni mes VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Sipas Mickoskit, stabiliteti i koalicionit qeveritar mbetet i pandryshuar, ndërsa çdo zhvillim i mundshëm në skenën politike, përfshirë formimin e subjekteve të reja, nuk ndikon në funksionimin aktual të Qeverisë, theksoi ai në prononcimin për Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo