Arrestohen katër persona, dyshohen se përmes mashtrimit e falsifikimit të dokumenteve shitën një pronë mbi 1.5 milion euro





Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, nën dyshimin për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, shkruan Reporteri.net.

Personat e arrestuar janë M.M, Sh.B, D.R dhe B.Zh.

Ata dyshohen se “përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve/pasaportën e Serbisë dhe dokumente tjera) dhe duke i përdorur si të vërteta dokumentet e rrejshme (gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person i vërtetë), kanë arritur që ta tjetërsojnë/shesin përmes noterit, pronën e ankuesit M.T. në sipërfaqe prej 36.28 ari dhe njëkohësisht duke mashtruar blerësin H.M., se kinse janë duke ia shitur pronën me dokumentacion të rregullt, ku në këmbim të kësaj kanë marrë të holla në vlerë totale prej 1,578,180.00 euro”.

Policia ka realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, me ç’rast janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 9 mijë euro, të cilat janë sekuestruar si provë në procedurat e mëtejme.

“Sot me datën 19.02.2026 të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë./Reporteri.net

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo