Nesër pa rrymë disa fshatra të rajonit të Tetovës, ja cilat fshatra do të mbeten pa rrymë për disa orë





Disa fshatra në rajonin e Tetovë do të mbeten pa energji elektrike nesër (19 shkurt 2026), për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, njoftojnë shërbimet kompetente. Ndërprerjet do të realizohen në termine të ndryshme gjatë ditës, varësisht nga lokacioni.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë të Vratnicë (përfshirë zonën Vikana Çestodubje), Bello Vishte, si dhe pjesë të Bogovinës – objektet e vendosura në rrugën drejt fshatit Sellcë e Keqe. Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në pjesë të Bërvenicë (në hyrje të vendbanimit), si dhe në një pjesë të fshatit Kamenjan, njofton TS.

Nga ora 09:00 deri në 14:30 ndërprerje do të ketë në Bogovinë dhe Kamenjan, ndërsa nga ora 09:15 deri në 11:45 pa energji elektrike do të jenë pjesë të fshatrave Çellopek, Bërvenicë dhe Miletinë. Në Çellopek ndërprerja përfshin objektet në rrugën për në Radiovcë dhe objektet para hyrjes së fshatit, ndërsa në Bërvenicë do të preken objektet në hyrje dhe dalje të vendbanimit.

Në periudhën nga ora 09:30 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbeten edhe pjesë të Jazhincë, konkretisht objektet e vendosura përgjatë rrugës rajonale.

Autoritetet apelojnë që banorët t’i përshtatin me kohë obligimet e tyre dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike gjatë ndërprerjeve. Nëse punimet përfundojnë para afatit të paraparë, furnizimi me energji elektrike mund të rikthehet edhe më herët./ts

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo